Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I riu shqiptar vrau me mjet prerës nënën e tij, kryebashkiaku i Chiarit: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar

    Rama publikon pamjet nga Tale-Lezhë: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar

    I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i makinës luksoze në Lezhë, emër i njohur për policinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » I riu shqiptar vrau me mjet prerës nënën e tij, kryebashkiaku i Chiarit: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar
    Aktualitet

    I riu shqiptar vrau me mjet prerës nënën e tij, kryebashkiaku i Chiarit: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar

    November 4, 2026
    I riu shqiptar vrau me mjet prerës nënën e tij, kryebashkiaku i Chiarit: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar

    Një 21-vjeçar, Eduart Xhani, vrau me thikë nënën e tij me origjinë shqiptare, Meleqe Lusha (39 vjeçe), në banesën e tyre në rrugën Tagliata Traversa, në Chiari, në provincën e Brescias në Itali. Pas krimit, i riu, i lindur në San Bonifacio (Verona), u largua nga vendi i ngjarjes, por pak më vonë u dorëzua në polici.

    Ndërsa autoritetet vijojnë me hetimet, kryetari i bashkisë së Chiarit, tha se kjo ishte një situatë e pashjegueshme dhe një ngjarje tronditëse.

    “Një ngjarje e pashpjegueshme, që ngre një pikëpyetje të madhe”, tha ai.

    I riu, i cili ka ndjekur shkollën në Chiari, sot punonte si punëtor në një fabrikë të zonës.

    “Është një familje e njohur dhe e integruar në këtë zonë, ku prania e komunitetit shqiptar është e madhe”, shpjegon kryetari i bashkisë.

    “Dy vëllezërit e viktimës punojnë në sektorin e ndërtimit dhe janë njerëz shumë punëtorë. Si kryetar bashkie, jam i përfshirë emocionalisht dhe i shpreh solidaritetin tim gjithë familjes, ndërsa presim që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shtoi ai.

    Të tronditur kanë mbetur edhe komuniteti shqiptar i Chiarit.

    “Eduart është një djalë shumë i mirë, i edukuar, serioz: një shembull për komunitetin”, tregon Denis Beqiri, president i shoqatës së shqiptarëve të Chiarit dhe pronar i një agjencie imobiliare.

    21-vjeçari ka studiuar në Institutin Einaudi dhe ka kryer praktikën shkollore pikërisht në agjencinë e Beqirit. “Ishte gjithmonë i përpiktë dhe buzagaz, i kujdesshëm; do të kishte pasur një karrierë të mirë”, shpjegon ai.

    Beqiri e kishte njohur edhe nënën gjatë asaj periudhe: “Një person shumë i mirë, e ka rritur e vetme, së bashku me xhaxhallarët, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë tij. Jemi të tronditur, nuk i dimë arsyet e këtij veprimi dhe nuk arrijmë ta kuptojmë: por është i pafalshëm dhe nuk përfaqëson komunitetin tonë”.

    autor i dyshuar Chiari dhunë në familje Emigracioni shqiptar familje shqiptare i riu shqiptar itali komuniteti shqiptar në Itali krim në familje kryebashkiaku i Chiarit mjet prerës ngjarje kriminale shqiptar në Itali vrasje e nënës vrasje në Itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I riu shqiptar vrau me mjet prerës nënën e tij, kryebashkiaku i Chiarit: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar

    November 4, 2026

    Rama publikon pamjet nga Tale-Lezhë: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar

    November 4, 2026

    I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i makinës luksoze në Lezhë, emër i njohur për policinë

    November 4, 2026

    Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.