Gratë më elegante i përkasin këtyre dy shenjave të horoskopit

Eleganca nuk është vetëm çështje veshjeje, por një mënyrë të qenuri. Dhe në astrologji, dy shenja që njihen për shijen e hollë dhe stilin e veçantë janë Demi dhe Bricjapi.
Gruaja Dem e ka elegancën natyrshëm. E udhëhequr nga Venusi, planeti i bukurisë dhe estetikës, ajo dashuron veshjet cilësore, parfumet e veçanta, aksesorët e bukur dhe gjithçka që përcjell finesë. Nuk ka nevojë të tërheqë vëmendjen me tepri, sepse di ta bëjë këtë përmes detajeve.
Gruaja Bricjap përfaqëson elegancën klasike dhe të përjetshme. Ajo preferon veshjet e kuruara, ngjyrat neutrale, prerjet elegante dhe një pamje gjithmonë të rregullt. Stili i saj është i matur, por plot autoritet. Ajo e di se klasi nuk ka nevojë të bëjë zhurmë.




