Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit të Fierit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion penitenciar. Sipas burimeve të sigurta të Top Channel, transferimi është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe ankesave të vazhdueshme të kryebashkiakut lidhur me trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore gjatë qëndrimit në paraburgim