Ndërsa futbolli spanjoll është ende i tronditur nga vdekja e Jesus de Miguel, në rrjetet sociale po qarkullon një video e një dëmtimi të rëndë në Segunda Division, e njohur edhe si La Liga 2.
Ngjarja ndodhi më 31 tetor, gjatë ndeshjes së xhiros së 12-të mes Albacete dhe Sabadell. Në minutën e 42-të, në stadiumin Carlos Belmonte, Jose Corpas tentoi të godiste topin me volej, por nuk e kapi atë dhe goditi me këpucë drejtpërdrejt në kokë Quadri Liameed. Mesfushori i Sabadell mbeti pa ndjenja në fushë, ndërsa gjyqtari i tregoi menjëherë kartonin e kuq Corpas.
Të lidhura
None found
Mjekët i dhanë ndihmën e parë Liameed në fushë, përpara se ai të dërgohej me ambulancë në spital. Në vend të tij hyri Pere Pons.
Mediat spanjolle raportuan se Liameed e rifitoi vetëdijen rrugës për në spital. Ekzaminimet përjashtuan dëmtime neurologjike dhe një frakturë serioze. Ai doli nga spitali po atë natë dhe u kthye me makinë në Sabadell. Pas mesnatës, klubi konfirmoi zyrtarisht daljen e tij nga spitali dhe bëri të ditur se testet fillestare kishin dalë pozitive.
Corpas u largua nga fusha mes lotësh, ndërkohë që zyrtarët e Sabadellit iu ankuan. Albacete e fitoi takimin 2-1 falë dy autogolave dhe, me këtë rezultat, u largua nga vendi i fundit në renditje.
Tragjedia në Tenerife
Videoja u përhap gjerësisht pasi Spanja u trondit nga vdekja e Jesus de Miguel, sulmuesit 30-vjeçar të Tenerifes.
Gjatë një ndeshjeje të La Liga 2 të hënën mbrëma, De Miguel u përplas me portierin e Andorrës. Më pas, ai u rrëzua dhe humbi ndjenjat.
Edhe pse mori menjëherë ndihmë mjekësore, De Miguel vdiq të martën si pasojë e një arresti kardiak.





