Gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump, ligjvënësit demokratë në Kongresin e kontrolluar nga republikanët janë përballur me pengesa në përpjekjet e tyre për të hetuar atë që ata e konsiderojnë si korrupsion dhe abuzim me pushtetin në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo situatë ndryshon me fitoren në të dyja dhomat e Kongresit pas zgjedhjeve të mesmandatit. Një ka nën kontroll komitetet, buxhete dhe staf më të madh, si dhe autoritetin për të lëshuar urdhra zyrtarë që mund ta detyrojnë administratën Trump t’u përgjigjet kërkesave të Kongresit.
Megjithat shumë demokrat pritet të jenë të kujdesshëm ndaj ndjekjes së një procesi të tretë për të akuzuar Trump, pasi Senati i rrëzoi dy herë gjatë mandatit të tij të parë.
Një çështje e nxehtë pritet të jetë lidhja e presidentit amerikan me pedofilin Jeffrey Epstein, i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2019.
Demokratët po kërkojnë një hetim nëse Departamenti i Drejtësisë shkeli Aktin e Transparencës së Dosjeve Epstein duke mbajtur sekret ose duke redaktuar në mënyrë të papërshtatshme dokumente.
Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, ka hedhur tashmë themelet duke krijuar një grup pune të posaçëm në Senat në shkurt për të analizuar informacionin e lidhur me Epstein, i cili është mbajtur i fshehur nga publiku nga Departamenti i Drejtësisë i Trump.
Transaksionet tregtare të familjes Trump dhe akuzat më të gjera për korrupsion në sektorin e korporatave do të jenë gjithashtu prioritet.
Demokratët kanë kërkuar tashmë informacione mbi marrëveshjet tregtare të dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner dhe kërkojnë gjithashtu hetime mbi investimet masive të familjes Trump në industrinë e kriptovalutave.
Në fokus pritet të jenë edhe ato që demokratët i konsiderojnë si shpenzime të kota nga ana e Trump falja presidenciale për aleatë të tij apo persona që morën pjesë në trazirat e Kapitolit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.











