
Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin europian. Talenti i Barcelonës ka kaluar Kylian Mbappén, duke u bërë adoleshenti me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampionëve
Sulmuesi katalanas arriti kuotën e 14 golave në këtë kompeticion, në vetëm 37 paraqitje, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të Mbappés, i cili kishte shënuar 13 gola në Champions League përpara se të mbushte 20 vjeç.
Goli historik i Yamalit erdhi në minutën e shtatë të ndeshjes ndaj Aston Villës, në Spotify Camp Nou. Pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, 19-vjeçari përfitoi nga rasti dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me hark, duke mposhtur portierin Zion Suzuki.
Ky finalizim e ngjiti talentin e Barcelonës në krye të listës së golashënuesve adoleshentë të të gjitha kohërave në Champions League.
Mbappé, i cili e kishte mbajtur më parë këtë rekord me 13 gola para moshës 20-vjeçare, ka vijuar më pas të pasurojë statistikat e tij dhe aktualisht numëron 72 gola në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.