Itali - Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku shqiptari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit.
Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.











Komente
Komento