Greqi, sekuestrohen 207 kilogramë drogë të ardhur nga Tajlanda si ngarkesë veshjesh, me vlerë afro 1 milion euro

Autoritetet greke sekuestruan një sasi të madhe droge gjatë një operacioni të Nëndrejtorisë së Antidrogës, në bashkëpunim me Departamentin e Luftës kundër Kontrabandës në Aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Gjatë muajit gusht 2026, në një magazinë ku mallrat mbaheshin përkohësisht, u zbuluan 207 kilogramë e 466 gramë kanabis i papërpunuar.

Të lidhura

None found

Siç raportojnë mediat greke, droga ishte vendosur në 48 kuti kartoni mbi dy paleta. Ngarkesa kishte ardhur me avion nga Tajlanda, por në dokumentet e transportit ishte paraqitur si veshje.

Informacionet e mbledhura dhe hetimet u mundësuan autoriteteve të zbulonin çfarë përmbante ngarkesa, përpara se droga të shpërndahej në treg.

Autoritetet greke vlerësojnë se shitja e saj do të sillte përfitime prej afro 1 milion eurosh. Hetimi vazhdon për të sqaruar plotësisht rastin dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge.


Shtuar më 4.11.2026 13:07