Policia holandeze ka nisur një kërkim ndërkombëtar për 41-vjeçaren serbe Ninoslava Jović, e dyshuar për përfshirje në një prej grabitjeve më të mëdha të bizhuterive në Evropë. Ngjarja ndodhi më 28 qershor 2022, gjatë një panairi, ku u vodhën bizhuteri me vlerë rreth 40 milionë euro. Jović është përfshirë në listën e personave më të kërkuar në Evropë, ndërsa fotografitë dhe përshkrimi i saj janë publikuar nga policia holandeze dhe Europol. Sipas hetuesve, 41-vjeçarja dyshohet se ndodhet aktualisht në Serbi dhe është parë për herë të fundit në Nish, megjithëse autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të jetë larguar drejt një shteti tjetër.