Lis Shoshi, i vetmi lojtar vendor mes liderëve statistikorë

Lis Shoshi i Golden Eagle Yllit është lojtari i vetëm vendor që kryeson një nga kategoritë kryesore statistikore të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, qendra e Kombëtares së Kosovës bën pjesë në mesin e pesë basketbollistëve me paraqitjet më të mira individuale në elitën kosovare.

Të lidhura

None found

Shoshi udhëheq klasifikimin e bllokadave, me një mesatare prej 1.3 bllokadash për ndeshje.

Kategoritë e tjera dominohen nga basketbollistët amerikanë. Mikal Adams i Rahovecit kryeson listën e shënuesve me 25.6 pikë të realizuara mesatarisht në çdo takim.

Në asistime, i pari është Kentrell Pullian i Vëllaznimit, i cili regjistron 6.9 asistime për ndeshje.

Xavier Johnson i Pejës prin në kategorinë e kërcimeve me 9.2 për ndeshje, ndërsa Khalil Shabaz i Yllit është lider për topat e vjedhur, me një mesatare prej 2.8 të tillash për takim.


Shtuar më 4.11.2026 13:19