Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve siguron ilaçin “Trikafta” për 126 pacientë me fibrozë cistike

Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup njoftoi se terapia moderne moduluese “Trikafta” është në dispozicion të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike në Maqedoni për të cilët ka indikacion të përshtatshëm mjekësor.

Që nga ky vit, në terapinë moderne të synuar do të kenë qasje gjithsej 126 pacientë me fibrozë cistike mbi moshën dy vjeç, të cilët përmbushin kriteret mjekësore.

Të lidhura

None found

Nga Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve e cilësojnë këtë si një hap të rëndësishëm përpara në trajtimin e fibrozës cistike në vend. “Trikafta” vepron duke përmirësuar funksionin e proteinës CFTR, dëmtimi i së cilës shkakton fibrozën cistike.

Sipas testeve klinike, kjo terapi mund të sjellë përmirësim të ndjeshëm të funksionit të mushkërive dhe të cilësisë së jetës te pacientët që kanë karakteristikat e përshtatshme gjenetike.