Kaos në Portin e Durrësit, defekti i skanerit lë dhjetëra kamionë në pritje për orë të tëra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2026, 13:31

Një situatë problematike është krijuar në Portin e Durrësit, ku dhjetëra kamionë dhe mauna transporti kanë mbetur nëradhë pritjeje për shkak të mosfunksionimit të skanerit të kontrollit të mallrave.

Denoncimi është bërë nga një prej shoferëve të bllokuar në port, i cili përmes një videoje të dërguar në redaksinë tonëtregon kolonën e gjatë të mjeteve dhe shpreh indinjatën për vonesat e krijuara.

Sipas shoferit, skaneri nuk ka funksionuar që prej orës 08:30 të mëngjesit, duke shkaktuar kaos dhe zvarritje në procesin ekontrollit të mjeteve. Ai shprehet se pritja është bërë e papërballueshme, ndërsa përfundimi i procedurave duket ende larg.

"Edhe nja tre orë duhet të skanohet. Shikoni çfarë bëhet këtu. Nuk e kuptoj këtë punë", dëgjohet të thotë shoferi në videone publikuar.

Përmes këtij denoncimi, qytetari ngre shqetësimin për vonesat e përsëritura në Portin e Durrësit, të cilat u shkaktojnëhumbje kohe dhe vështirësi drejtuesve të mjeteve të transportit ndërkombëtar.

Deri në momentin e denoncimit, nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e mosfunksionimit të skanerit apo kohën sekur pritet të rikthehet normaliteti në port.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit