Komisionerja për zgjerimin e BE, Marta Kos, ka prezantuar progres raportin për vendet kandidate, duke u ndalur edhe tek Shqipëri. Në fjalën e saj, ajo tha se vendi ka ndërmarrë disa reforma dhe ka mbyllur deri më tani katër kapituj të negociatave.
Gjithashtu, Kos nënvizoi se Shqipëria synon të vijojë me mbylljen e kapitujve të tjerë, por theksoi se për realizimin e këtij objektivi nevojitet progres konkret në disa fusha kyçe.
Të lidhura
None found
Ajo rikujtoi se një nga synimet kryesore të Shqipërisë, është përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.
“Shqipëria ka treguar angazhim për procesin e integrimit. Janë bërë disa reforma. Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj dhe po synon të mbylle edhe kapituj të tjerë. Do të duhet të shohim progres në fusha kryesore. Kjo është e rëndësishëm për Shqipërinë të përmbushë synimet për të mbyllur negociatat deri në 2027”, tha Marta Kos. Komisionerja veçoi si prioritete forcimin e shtetit të së drejtës, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, lirinë e medias dhe çështjet mjedisore. “Shteti ligjor dhe gjyqësori i pavarur, media e lirisë janë me rëndësi, çështjet e mjedisit janë prioritet. Këto janë jo vetë për integrimin, por edhe për shqiptarët dhe jetën e tyre. Përfshirja e shoqërisë është jetike për të siguruar një proces të suksesshëm”, u shpreh Marta Kos për ecurine e Shqiperisë.








