VIDEO/ Humbi jetën në mënyrë tragjike, mbi 2000 tifozë bëjnë homazh në stadium në nder te Jesus de Miguel
Spanja vazhdon të jetë e tronditur nga lajmi tragjik i vdekjes së sulmuesit të Tenerifes Jesus de Miguel me 30 vjeçarin që e humbi jetën pas një përpasje shumë të fortë me portierin e FC Andotta Jesus Owono ku pësoi edhe një arrest kardiak.
Tashmë Policia Kombëtare në Spanjë ka konfirmuar hapjen e hetimeve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, një lëvizje kjo që është bërë sipas një protokolli rutinë për rastet e vdekjeve në spital dhe që vijnë si pasojë e traumave të ndodhura gjatë eventeve publike. Ndërkaq, seksioni i Vrasjeve në policinë spanjolle po heton raportet mjekësore dhe dinamikën e ngjarjes
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e hënë foli edhe mbrojtësi i FC Andorra Lautaro Spatz që ishte dëshmitar i asaj çfarë ndodhu në fushë. Futbollisti zbuloi se e gjithë skuadra është totalisht e dërrmuar nga kjo tragjedi, ndërkohë që i doli në mbrojtje edhe Owonos duke theksuar se porteri po e vuan shumë këtë ngjarje dhe se ai asnjëherë nuk do të lëndonte dikë me qëllim.
Top Channel