Drita dhe Prishtina mbyllin në barazim 1:1 pjesën e parë

Drita dhe Prishtina kanë shkuar në pushim me shifrat 1:1, pas 45 minutave të para të takimit të prapambetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës. Të dyja ekipet patën mundësi të mira për të shënuar edhe gola të tjerë, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Prishtina mori avantazhin 1:0 në minutën e shtatë, kur Blendi Baftiu përfitoi nga rrëmuja përpara portës së Dritës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Epërsia e Prishtinës zgjati pak: në minutën e 19-të, Blerim Krasniqi shënoi pas asistimit të Liridon Balajt, duke vendosur baraspeshën 1:1 për Dritën.

Përballja e xhiros së dytë ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Dritës në kualifikimet e garave të UEFA-s dhe po zhvillohet si ndeshje e mbetur.


Shtuar më 4.11.2026 13:48