Apeli i Gjykatës së Posaçme, rrëzoi kërkesën e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe vendosi të lë në fuqi masën arrest në shtëpi caktuar nga GJKKO në shtator. Seanca ishte vijim nga një ditë më parë, dhe ankimimi u shqyrtua nga gjyqtari Florian Kalaja

Ish-drejtuesja e SHISH, akuzohet se ka ndihmuar në arrati biznesmenin Ergys Agasi dhe ka ndarë informacione sekrete me të

Gjatë ditës së martë, gjyqtari Kalaja ndryshoi nga arrest në burg, në detyrim paraqitje, masën për Embro Sulejmanin, menaxherin e agro-turizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar se ka ndihmuar Ergys Agasin t’i shmanget arrestimit.

Po dje, mbeti në fuqi masa arrest në burg për Fatjon Kalluçin, efekti në Policinë Shkencore, i cili dyshohet se i dërgoi Agasit rezultatet e ekspertizës në një nga makinat që tij i ishte sekuestruar nga SPAK.

Vendimi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.

2. Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates sě Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.

4. Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditäve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar.

U shpall në Tiranë, me datë 04.11.2026.

Gjyqtar Florjan Kalaja

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë