Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta studentore në ditën e 23-të

Misteri i vdekjes së 53-vjeçarit në Bulqizë, shoqërohet në polici gruaja dhe i djali

Misteri i vdekjes së 53-vjeçarit në Bulqizë, shoqërohet në polici gruaja dhe i djali

13:23, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, ku 53-vjeçari Urim Fiku u gjet i pajetë në një zonë malore.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës janë shoqëruar në polici, ku janë marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht, familjarët kanë deklaruar se fjalët e fundit të 53-vjeçarit kishin qenë se ishte sulmuar nga një ari. Kjo ishte edhe pista e parë mbi të cilën u ngritën dyshimet për rrethanat e vdekjes së tij.

Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka nxjerrë në dritë një tjetër shkak të vdekjes. Sipas saj, Urim Fiku kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks.

Pas këtij konstatimi, hetimet kanë marrë një tjetër drejtim. Grupi hetimor, po verifikon disa pista për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco