E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Progresraporti i BE-së, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar vlerësimin e këtij viti si më të lartin e arritur ndonjëherë nga vendi ynë.

Përmes një postimi, Rama e ka konsideruar raportin një tjetër moment krenarie për Shqipërinë dhe një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, kreu i qeverisë pranon se vendi ka ende shumë detyra për të përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po ngushtohen.

Edi Rama: Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë.

Rama thekson se vlerësimi pozitiv i Komisionit Europian nuk i zbeh problematikat e përditshme të vendit, duke nënvizuar se ato do të vijojnë të jenë në vëmendjen e qeverisë dhe të shumicës parlamentare.

Reklamë

Kryeministri e cilëson momentin aktual si optimal për integrimin europian, duke thënë se dera e Bashkimit Europian është e hapur dhe mundësia e anëtarësimit është më reale se kurrë.

Në përfundim të reagimit, Rama u bën thirrje shqiptarëve të shohin përpara dhe të mos pengojnë procesin europian për shkak të ndasive dhe përplasjeve politike.

Edi Rama: Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë.

Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.

Kokën lart dhe përpara Shqipëri

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.