Progres-raporti, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë, dera e BE e hapur
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë. Përmes një postimi në X Rama shprehet se në progres-raport Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, por shton se “detyrat përpara nesh janë ende të shumta”.
“Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.
Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal.
Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj. Kokën lart dhe përpara Shqipëri🇦”, shkruan Rama.
LEXONI EDHE..
Progres-raportin për Shqipërinë: Më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit
Kos: Shqipëria përparim drejt BE-së, synimi për mbylljen e negociatave në vitin 2027
Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet të rikthejë besimin e BE
Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim
Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Kos: Shqipëria përparim drejt BE-së, synimi për mbylljen e negociatave në vitin 2027 mbetet i arritshëm
Kos prezanton Raportin e Progresit: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
“Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence
- 14:45 Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit
- 14:42 “Kjo është një katastrofë” – Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
- 14:42 Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur
- 14:33 BSH organizon konferencën e 8-të ndërkombëtare mbi skemat rajonale të kartave dhe infrastrukturat e tregut financiar me vlerë të vogël
- 14:24 Gjenden 207 kg marihuanë me vlerë 1 milion euro në Aeroportin e Athinës
- 14:16 Sulmet kibernetike ndaj supermarketeve në 9 vende të BE-së, ekspertët dyshojnë për luftë hibride nga Rusia