Adriano Galliani ka dorëzuar kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), përmes një përfaqësuesi, ka mësuar agjencia ANSA.

Një ditë më parë, Giovanni Malago, komisioneri aktual i FIGC-së, kishte dorëzuar dokumentet për të kandiduar në krye të federatës. Asambleja zgjedhore do të mbahet më 14 dhjetor.


Ndërkohë, sipas ANSA, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka paraqitur kandidaturën për postin e këshilltarit federal të Federatës.

Lotito, i cili kishte qenë pjesë e këshillit deri në shkurt të vitit 2025, është paraqitur në selinë e federatës në Via Allegri për të dorëzuar dokumentet përpara asamblesë zgjedhore.

Në këtë asamble, grupet përbërëse të federatës do të zgjedhin presidentin e ri mes Giovanni Malagos, të nominuar nga Serie A dhe Adriano Gallianit, i mbështetur nga AIC dhe AIAC./Telegrafi/