Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos komentoi protestat që vijojnë përditë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Teksa u pyet në lidhje me situatën në Shqipëri, Kos theksoi se qeveria duhet të bëjë ndryshime në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe për Investimet Strategjike, për të cilët kanë shprehur shqetësim edhe protestuesit.
“Vërtetë ne e dimë se çfarë protestuesit kërkojnë, ne e dimë se ka një dallim mes protestuesve të dhunshëm dhe atyre që kanë nisur të protestojnë me qëllim të qartë. Procesi i integrimit është ndërtuar në një mënyrë të tillë që vendi të ecë përpara, dhe nuk mund të ecë përpara nëse nuk përmbush…
Kapitulli i mjedisit është një nga më të vështirët. Qeveria duhet të ndryshojë disa nga amendamentet dhe ligjin për investimet strategjike, janë pikërisht ato që kërkojnë protestuesit. Ne presim dialogun mes qeverisë dhe anëtarëve të tjerë se këtu bazohet edhe procesi i integrimit.”, tha ajo.













