Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjerë ka mbetur i plagosur. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se y persona dyshohet se ishin në gjueti.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia për dinamikën e konfliktit dhe identitetin e personave të përfshirë.
