TIRANË- Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke rrethuar edhe një furgon policie. Shkak i përplasjes është bërë shoqërimi i dy protestuesve, Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët kanë qenë aktiv edhe në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.
Të dyve, policia u kërkoi mjetin e identifikimit, për t’i gjobitur në bazë të aktit normativ që ka nisur të zbatohet ndaj protestuesve që kryejnë akte dhune. Por, Lika dhe Goxhaj kanë kundërshtuar dhe efektivët kanë ndërhyrë duke i shoqëruar për në komisariat.
Ky moment ka sjellë edhe reagimin e protestuesve të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga makina Likën dhe Goxhajn. Siç shihet në pamjet që sjell Report Tv, protestuesit kanë rrethuar furgonin dhe janë përplasur ashpër me policët. Madje disa prej tyre tentuan të hapin edhe bagazhin e makinës në përpjekje për të nxjerrë Likën dhe Goxhajn, por policia arriti t’i zbrapsë. Pas kësaj, grupi i protestuesve u mblodh para Drejtorisë së Policisë.
Edhe gjatë paradites, një grup protestuesish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shoqërimi i tyre shkaktoi tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa një grup protestuesish rrethoi furgonin e policisë në përpjekje për t’i nxjerrë ata.
Pas lirimit, dy protestuesit kanë lënë ambientet e komisariatit. Ndërkohë një grup i protestueseve raportohet se aktualisht janë në takim me drejtorin e Tiranës. Pas shoqërimit të Likës he Goxhajt, ata marshuan drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas te komisariati numër 2 në Tiranë.
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjes së protestuesve me efektivët e Policisë, pasi këta të fundit shoqëruan Edison Likën dhe Dritan Goxhajn. Të dy refuzuan t’iu vinin bluve në dispozicion dokumentet e identifikimit për plotësimin e gjobës.
Bardhi thotë se vendosja e gjobave po bëhet në kundërshtim me ligjin dhe u kërkon ndërkombëtarëve të reagojnë. Ai thekson se e drejta për protestë duhet të garantohet dhe jo të ndëshkohet.
"Dënoj me forcë pengimin që Policia e Shtetit po i bën qytetarëve që në mënyrë paqësore po ushtrojnë të drejtën e tyre të protestës. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare. Ajo nuk mund të cenohet, të intimidohet apo të shuhet përmes dhunës policore, shoqërimeve të paligjshme në komisariate apo vendosjes së gjobave në kundërshtim me ligjin. Çdo përpjekje për të penguar qytetarët në ushtrimin e kësaj të drejte përbën një cenim të papranueshëm të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë çdo praktikë të tillë dhe të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të garantuar ushtrimin e lirë dhe paqësor të së drejtës për protestë dhe tubim për çdo qytetar. Policia nuk duhet të jetë instrument presioni apo intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë një të drejtë kushtetuese. Çdo shkelje, çdo pengim i paligjshëm dhe çdo akt dhune ndaj protestuesve duhet të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.
Njëkohësisht, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe partnerëve të Shqipërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe publik ndaj këtyre praktikave, të cilat bien ndesh me standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare që Shqipëria ka marrë përsipër të respektojë. Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore nuk mund të jetë çështje e interesave politike apo e rrethanave të momentit.
Heshtja përballë cenimit të lirive themelore nuk është neutralitet. Ajo rrezikon të kthehet në mbështetje të heshtur për abuzimin me pushtetin. Në një demokraci, zëri i qytetarit nuk shuhet me dhunë, nuk frikësohet me gjoba dhe nuk ndalet me shoqërime policore. E drejta për të protestuar duhet të garantohet, jo të ndëshkohet", shkruan Gazment Bardhi.
Një grup protestuesish që kanë shkuar te Drejtoria e Policisë, mes tyre edhe një prej organizatorëve, Arben Kola, kërkojnë shpjegime për shoqërimin e të shoqëruarve.
“Nuk ka kërcënim, nuk ka shantazh që do ta rrëzojë këtë lëvizje popullore deri në rrëzimin e Ramoviçit, që ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Drejtoria është përgjegjëse duke qenë se ne e kemi bërë njoftimin që më 31 maj dhe është në vazhdimësi, pa afat.
Duke qenë se janë arrestuar pa të drejtë, përveç tyre edhe mbrëmë janë shoqëruar disa të tjerë, duam shpjegim. Në këtë rast janë arrestime.
Gjobat janë qesharake, nuk janë të bazuara në Kushtetutë”, tha aktivisti Kola.
Një prej kërkesave të tyre është edhe komunikimi me drejtues të policisë.
Pas shoqërimit të Dritan Goxhajt dhe Edison Likës nga efektivët, protestuesit marshuan te Drejtoria e Policisë.
“Polici e krimit”, thërrasin ata.
-
Ne listen e profesioneve te lira eshte shtuar profesioni “protestues”! Mire qe kane disa muaj qe i plasin shpirtin duke u bllokuar rrugen banoreve te Tiranes por te pakten qeveria tu marre tatimin per rrogen qe marrin keta protestues profesioniste, me ato leke te paguhen semaforet dhe demet e tjera qe shkaktojne keta”protestues” Hahaha
Përgjigju -
Qenkan mërzitur mercenarët e rsmes se u bllokohet trafiku per te vjedhur
Përgjigju -
Keni te drejte por kto jane te pasur se i ka vajte gjoba tek shtepia per bllokim trafiku por prap nuk dun me dite jane bo zote te tirones
Përgjigju -
ore ceshte kjo pune qe 300 vete bllokojne rruget dhe na besdizin diten. do dali pjesa tjeter e do i marre me shpulla. plerat
Përgjigju-
Hajde pra, mblidhemi dhe i hedhim në lanë.
-
Nuk ka pse te bllokohet rruga e makinave çdo dite. Policia duhet te siguroje qarkullimin d makinave Le te protestojne anash dhe neper trotuare.
-







Komente
Komento