Për të 23-ën ditë radhazi, studentët vijojnë revoltën kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u rikthyer këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, të rinjtë kërkojnë ndryshimin e situatës në vend, duke kundërshtuar atë që e konsiderojnë si mungesë perspektive, korrupsion dhe keqqeverisje. Ata paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta e sotme vjen në vijim të javëve të revoltës studentore, e cila është shoqëruar me bojkot të mësimit, marshime dhe përplasje me policinë.
Përmes thirrjeve të tyre, studentët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe një të ardhme ku të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.
© SYRI.net