Prishtina “rrahë” Dritën në Gjilan dhe merr kryesimin në Superligën e Kosovës

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drita me rezultat 1-2 në ndeshjen e mbetur të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Orges Shehit u tregua i fortë për ekipin e Ardian Nuhiut, duke e mposhtur në Gjilan pas katër fitoreve radhazi në kampionat dhe duke “nxjerr hak” pas humbjes në Hajvali para disa javësh.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e shtatë me anë të Blendi Baftiut, i cili shënoi një gol të bukur për 0-1 pas një topi të kthyer nga zona.
Megjithatë, Drita arriti të kthehet në lojë në minutën e 19-të me anë të Blerim Krasniqit, i cili barazoi shifrat në 1-1 dhe përkundër rasteve nga të dyja ekipet, skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë, kryeqytetasit u treguan skuadër më serioze dhe më konkrete, pasi përkundër rasteve të të dyja skuadrave, ishin ata që gjeten rrjetën.
Goli në këtë pjesë erdhi nga sulmuesi Ardian Hasani (51’), i cili shënoi një gol të bukur me kokë për të kthyer Prishtinën në avantazh 1-2.
Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste dhe lojë të luftuar nga të dyja skuadrat, por pa arritur ta gjejnë rrjetën dhe në fund kryeqytetasit iu gëzuan një fitoreje të madhe.
Pas kësaj fitore, Prishtina rikthehet liderë i kampionati pas disa xhirove me 29 pikë, ndërsa Drita mbetet e treta me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina udhëton te Vushtrria, ndërsa Drita luan në udhëtim te Drenica. /Telegrafi/
















































