U raportua se u sulmua nga ariu, zbardhet vrasja e 53-vjeçarit në Bulqizë, arrestohen bashkëshortja dhe djali
Vdekja e një 53-vjeçari të martën në fshatin Godvi të Bulqizës ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi dyshimet fillestare se ai kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari janë rrëzuar nga hetimet e Policisë. Një ditë pas ngjarjes, policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe ka ndaluar bashkëshorten dhe djalin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e tij.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, fillimisht familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër. Megjithatë, nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se 53-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri.
“Në vijim të hetimeve, më 4 nëntor 2026, u ndaluan bashkëshortja e tij, S.F, 57 vjeçe, dhe djali, G.F, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi. Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë vrarë armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 53-vjeçarin U.F”, njofton policia..
Gjatë veprimeve hetimore, Policia sekuestroi një pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.
Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur
- 15:27 Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 15:24 Shtëpia e Bardhë: Trump është ende presidenti juaj
- 15:16 Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë
- 14:45 Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit
- 14:42 “Kjo është një katastrofë” – Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
- 14:42 Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur