Na doli Ariu para dhe qëllova...Bledian Firi vret me çifte mikun e tij, Elson Lala

Na doli Ariu para dhe qëllova...Bledian Firi vret me çifte mikun e tij, Elson Lala

14:52, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno Syri.net/

Zbardhen emrat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bulqizë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar gjahtari që ka mbetur i vdekur në një zonë pyjore është Elson Lala.
Ndërsa autor i krimit është identifikuar si Bledian Firi, i cili rezulton të jetë shoku i viktimës. Firi është ndaluar nga policia, pasi ka qëlluar me armën e gjahut shokun e tij, Elson Lala.

Mësohet se Bledian Firi, ka deklaruar se gjithçka ka nisur në kushtet aksidentale, pasi një kafshë e egër ari i ka sulmuar teksa ndodheshin në pyll dhe pa dashje ai ka qëlluar me armë zjarri shokun e tij, me të cilin kishin dalë për gjah.

Aktualisht hetimet kanë nisur ndaj Firit për akuzën e “Vrasjes me dashje” ndërkohë nuk përjashtohen hetimet edhe për akuzën e “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”.
Në cilësinë e provës material policia ka sekuestruar dy armët e gjahut disa fishekë çifteje dhe aktualisht Bledian Firi, po shoqërohet në polici për tu marë në pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco