Diplomati Agim Nesho, i ftuar në SYRI TV me gazetaren Sibora Bitri, komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke vënë në dukje se humbja e kontrollit të Kongresit nga partia e presidentit është një model që është përsëritur me presidentë të ndryshëm amerikanë.
Sipas Neshos, pas zgjedhjeve presidenciale, kur partia fituese merr një mbështetje të madhe, dy vite më vonë, në zgjedhjet e mesmandatit, opozita arrin të fitojë terren dhe të marrë kontrollin e Kongresit.
Ai solli si shembull edhe presidencën e Barack Obamës, kur demokratët kishin siguruar një mazhorancë të konsiderueshme, por në zgjedhjet e mesmandatit republikanët fituan kontrollin e Kongresit.
Nesho e interpreton këtë përsëritje si një mekanizëm të demokracisë amerikane, përmes të cilit qytetarët vendosin në funksion kontrollin mbi pushtetin ekzekutiv dhe ruajnë balancën mes institucioneve.
Nesho: Dihej që në zgjedhjet e mesmandatit gjithmonë partia humbëse në zgjedhjet presidenciale siç ishin demokratët, do të fitonin Kongresin. Kjo ka ndodhur me të gjithë presidentët në SHBA ku në mes të mandatit të tyre, partia rivale që është në opozitë, fiton Kongresin. Kjo i ka ndodhur Obamës edhe pse fitorja e tij ishte edhe më e madhe se këto përmasa. Bëntë një mazhorancë të frikshme në Senat. Kur kaloi në zgjedhjet e mesmandatit pas 2 vitesh, Kongresi u kthye në shifra po kaq të larta për republikanët. Është një mënyrë që opinioni publik në ShBA gjithmonë vë në funskionim kontrollin e ekzekutivit, vë në funskionim atë mekanizëm që siguron funksionimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e tyre që është balanca e fuqive.
Kongresi ishte i pritshëm. Çështja e Senatit, ishte që mendohej se rezultati i republikanëve do të ishte 50/50, por diçka që do menaxhohej pasi Zëvendëspresidenti e kryeson dhe Senatin në vendimarrjet e tij kryesore. Deri tani rezultati është 54 vota, vijon numërimi në Alaska ku republikani është përpara por edhe në Minesota diferenca është shumë e ngushtë.
Ishte një fitore domethënëse e demokratëve të cilët do të jenë jo vetëm në kontroll të agjendave politike të Presidentit por në shumë raste pritet të jenë edhe bllokues pasi këto zgjedhje parapërgatisin zgjedhjet e vitit 2028.
© SYRI.net
Referendumi për Parkun Rinia/ PD nis zyrtarisht betejën, thirrje opozitës për aksion të përbashkët kundër betonizimit
Faktet flasin vetë, pas arrestimit të Veliajt është vetëm Rama dhe askush tjetër!
23 ditë revoltë/ ‘Pa rini nuk ka Shqipëri’/ Studentët mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit: Dorëheqje