Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital

4 Nëntor 2026 | 15:56

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin e fortë të regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 83-vjeçare.

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri thekson gjithashtu se 8 persona të tjerë kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar drejt spitalit, pasi kanë mbetur të asfiksuar nga tymi.

Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë një bombul gazi, e cila ka sjellë dëmtimin strukturor të shkallëve dhe mureve të pallatit.

Forcat e zjarrfikëses, policia dhe ekipet e emergjencës mjekësore vijojnë të jenë në terren për të menaxhuar situatën, evakuuar plotësisht banorët e mbetur dhe për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, vihen pranga dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas operacioneve për goditjen e rasteve të shitjes se lëndëve...
15:55 | 04/11/2026

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gazetarja jep detaje: Shkak dyshohet një bombol gazi, ka nisur evakuimi i banorëve

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri ka zbuluar detaje të reja lidhur me shpërthimin e regjistruar në një apartament në Elbasan. Gazetarja bën me dije...
15:49 | 04/11/2026

Veliaj në ambientet spitalore të IEVP Fier, avokati Ndreca jep detaje: Më dorëzoi disa faqe nga ditari i tij personal

Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi i tij i fundit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke zbuluar se si paraqitet gjendja e...
15:36 | 04/11/2026