E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi i bombulës së gazit në Elbasan, humb jetën 83 vjeçari

Një 83-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, duke shembur muret e apartamentit dhe një pjesë të shkallëve të pallatit. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e emergjencës nisën evakuimin e banorëve.
Si pasojë e incidentit, tetë persona të tjerë mbetën të asfiksuar, ndërsa sipas informacioneve paraprake, ata ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit në apartamentin ku ndodhi shpërthimi.

Godina u evakuua e gjitha, ndërsa operacionet e emergjencës vijuan për menaxhimin e situatës dhe verifikimin e pasojave. Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit tragjik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.