Ekskluzive/ E vranë me armë dhe sëpatë e më pas ia prenë rrobat duke ja hedhur në WC e shtëpisë

Ekskluzive/ E vranë me armë dhe sëpatë e më pas ia prenë rrobat duke ja hedhur në WC e shtëpisë

15:58, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno Syri.net/

Ngjarja që u raportua fillimisht nga familjarët se Urim Fiku ishte sulmuar dhe kafshuar për vdekje nga një kafshë e egër “Ari”, ka marrë një tjetër kthesë hetimore kur trupi i pajetë i viktimës është këqyrur nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të mbërritur nga Tirana.

Sipas konkluzjoneve të ekspertëve dhe hetuesve të policisë kriminale në komisariatin e Bulqizë, Urim Fiku, 53-vjeçari nga Bulqiza rezulton të jetë vrarë me armë zjarri pistoletë dhe më pas është goditur me një sende të mprehtë (Sëpatë) në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për këtë ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm, policia e Bulqizës vendosi të arrestojë në mesditë gruan e Urim Fikut, shtetasen Sadete Fiku dhe djalin e viktimës, shtetasin Gëzim Fiku.

Nënë e bir, ju komunikua akuza e “Vrasjes për shkaqe të marrëdhënien familjare” kryer në bashkëpunim ndaj kryefamiljarit Urim Fiku dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se sipas hetimeve të kryera ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Fillimisht Urim Fiku është qëlluar pas shpine me një plumb pistol. Ekspertët kanë saktësuar oficerët e hetimit se plumb ka qenë tejshkues, duke hyrë në pjesën e pasme dhe më pas i ka dalë në gjoks.

Por veç kësaj plage të rëndë të shkaktuar me armë zjarri, ekspertët kanë konstatuar në kokën e viktimës Urim Fiku dhe një plagë të madhe në kokë, e cila ishte shkaktuar me një mjet prerës të fortë që dyshohet sëpatë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia e Bulqizës është vënë në dijeni nga spitali i qytetit, ku gruaja Sadetia dhe djali Gëzim Fiku, e kishin transportuar kryefamiljarin në spital me pretekstin e një vizite mjekësore se njeriu i tyre ishte pa shenja jete.

Por pas vizitës së mjekëve ata kanë konstatuar se Urim Fiku kishte ndëruar jetë. Në këto rrethana gruaja dhe djali kanë kërkuar dhe insistuar që të tërheqin trupin e Urim Fikut me qëllim zhvillimin e ceremonisë mortore.

Mirëpo në këto moment mjekët kanë njoftuar policinë për të kryer verifikimet e mundshme hetimore. Pas kryerjes së ekspertizës u kuptua qartë se vdekja e Urim Fikut nuk ishte kryer nga ariu por nga një armë zjarri pistoletë dhe më pas nga një goditje me sëpatë në trup.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore në pyetje është marrë shtetësja Sadete Fiku, e cila ka treguar gjithçka për policinë e Bulqizës. Sipas saj ngjarja lidhet me një motiv xhelozie pasi Urim Fiku, kishte krijuar një lidhje paralele me një grua tjetër.

Sadetja ka treguar se vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë, të cilën ajo e ka fshehur në një vend, që ja ka treguar më pas djalit. Dhe sipas saj, djali i saj Gëzimi e ka marrë armën dhe e ka fshehur diku tjetër që ajo nuk e dinte.

Për të mbuluar plagën e armës, gruaja dhe i biri kanë zhveshur Urim Fikun, duke i veshur rroba të tjera. Ndërsa rrobat që ia kanë hequr, djali i tij Gëzimi, i ka prerë me gërshërë dhe më tej ia ka hedhur në tualetin e shtëpisë.

Këto rroba tashmë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Si provë është sekuestruar dhe arma e zjarrit, të cilën e ka treguar vetë djali i viktimës, Gëzim Fiku.

Nënë e bir tashmë janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda si “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Pritet që të dy të dalin në ditët në vijim para gjykatës së Dibrës, për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokurori i çështjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco