Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë rrëfyer momentet e frikës dhe panikut që përjetuan. Ata tregojnë se shpërthimi ishte tepër i fortë, ndërsa dëmet në ndërtesë janë të konsiderueshme. Një prej banorëve, i cili jeton në pallatin ngjitur, e përshkroi shpërthimin si një zhurmë të ngjashme me atë të një bombe. Një banor i prekur ka treguar se është hedhur nga ballkoni, teksa edhe dera e ballkonit i ka rënë në kokë.