RaportProgesi i KE-së/ Bardhi: Raporti më i zi në gjitha vitet e vlerësimit, Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën

RaportProgesi i KE-së/ Bardhi: Raporti më i zi në gjitha vitet e vlerësimit, Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën

16:34, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi liston gjetjet e Raport Progresit të KE për Shqipërinë.

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se 'Komisioni Europian skanoi keqqeveriesjen e Edi Ramës' duke e vlerësuar raportin si "më i zi në gjitha vitet e vlerësimit'

"Të gjitha këto janë arsye për të cilat studentët, të rinjtë, qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashme. Këto problematika nuk i zgjidh dot Edi Rama, që është shkaku i tyre. Prandaj zëri i të rinjve duhet të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, ka nevojë për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE" thekson Bardhi.


REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
 
Raporti i Komisionit Europian 2026 për Shqipërinë, në mënyrë të përmbledhur:
1.      Evidenton mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
2.      Evidenton se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.
3.      Evidenton shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
4.      Evidenton moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
5.      Evidenton nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
6.      Evidenton se reforma territoriale dhe administrative në zhvillim, e shoqëruar me një tendencë drejt ricentralizimit, ka krijuar pasiguri për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
7.      Evidenton kapjen e shtetit nga partia në pushtet, përmes politizimit të të gjitha emërimeve në institucioneve e pavarura kushtetuese dhe ligjore.
8.      Evidenton se Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer traditën e konsoliduar të konsensusit ndërpartiak.
9.      Evidenton që Qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për portet turistike.
10.  Evidenton nevojën për forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
 
Të gjitha këto janë arsye për të cilat studentët, të rinjtë, qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashme. Këto problematika nuk i zgjidh dot Edi Rama, që është shkaku i tyre. Prandaj zëri i të rinjve duhet të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, ka nevojë për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco