Progres-Raporti i BE/ ‘Skandaloz për qeverisjen Rama’, Abilekaj: E nxin Shqipërinë në të gjitha parametrat

16:52, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për analistin Enton Abilekaj, progress-raporti i Komisionit Evropian tregon gjendjen skandaloze të qeverisjes nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke e nxirë Shqipërinë në të gjitha parametrat e saj qeverisëse.

I ftuar në intervistën e pasdites në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Abilekaj shprehet i habitur se si mund ta përshëndesë Rama një raport të tillë, sa kohë është kundër tij.

Sipas analistit, raporti tregon se qeveria është e padisponueshme për të punuar me SPAK në luftën kundër korrupsionit, madje shkon deri aty sa tregon se situata është mjaft e rëndë dhe pa asnjë përmirësim.

‘Parlamenti Evropian që është demooracia e drejtpërdrejtë e qytetarëve evropianë, tregojnë hapur që s’kanë besim te qeveria shqiptare’, u shpreh ndër të tjera analisti Enton Abilekaj.

Është e çuditshme sesi Rama përshëndet një raport që SPAK ka punuar në mënyrë të pavarur. Ne e dime çfarë ka bërë SPAK, e vëmë në dyshim. E marrim progress-raportin si opinion të Komisionit Evropian. Aty është parë ndarja e komisionit që sheh teknikisht zhvillimin e vendit dhe ka thënë që korrupsioni vijon në nivele galopante, në nivele më të larta të qeverisjes.

Qeveria e padispunueshme për të punuar me SPAK kundër korrupsionit, Policia dhe rendi janë të ashpra me protestuesit e mediat, në të gjitha këto janë gjetur probleme, vijon situatë e keqe dhee s’ka thënë asnjë përmëirësim. Kryeministri ndërkohë e mbështet këtë.

Ata që përfaqësojnë këtë raport teknik, përfshirë dhe Marta Kos që është skandaloz me qeverisjen na thonë që do ecni përpara me BE. Nëse do ishte pozitiv do kishim nëzë vendin e Gjermanisë në BE.

KE mund të marrë vendime politike, pavarëisht raportit që e nxin aq keq qeverisjen në të gjitha parametrat. PE që është demokracia e dpd e qytetarëve evropianë, të cilët tregojnë hapur që s’kanë besim te qeveria shqiptare, ndryshe nga KE dhe KiE.

Është një situatë gjeo-politike që kapitujt të vazhdojnë të hapen e mbyllen që Shqipëria të ecë drejt BE. Të gjitha këto s’tregojnë asgjë me ecurinë e Shqipërisë. S’po ecën drejt BE, kjo e fundit kërkon ta fusë në BE kështu siç është duke pikuar baltë, duke e futur për interesa gjeo-politike, nën kërcënimet që kanë lëvizjet gjeopolitike në botë mund të jetë zgjidhje e mirë, por demokracia në Shqipëri s’e ndihmon por e pengon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco