Pas më shumë se dy vitesh i miratuar, por i pazbatuar asnjë ditë, qeveria do të rishikojë përsëri ligjin “Për lojërat e Fatit”. Në verën e këtij viti përfundoi plotësimi i këtij ligji me aktet nënligjore që i hapnin rrugën hapjes së garës për dhënien e licencave për operimin në këtë treg. Por, ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se ligji do të rishikohet përsëri, që të shtohen mekanizmat e kontrollit të këtij aktiviteti.
“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale për vitin 2017. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, tha Malaj.
Ndryshimi i ligjit për t’u hapur rrugën basteve sportive online u miratua në shkurt të 2024-ës, por aktet u vonuan mbi 2 vite për shkak të kompleksitetit të lartë. Në mungesë të një kuadri ligjor të plotë, aktiviteti i basteve sportive online, vijon të zhvillohet në paligjshmëri. Policia e Shtetit herë pas here njofton për aksione dhe arrestime për “zhvillimin e paligjshëm të basteve sportive”.
“Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, tha Cara.
Ligji në fuqi parashikon dhënien e 10 licencave, por ende nuk dihet nëse do të preket edhe ky objektiv në ndryshimet që do të pësojë. Bastet sportive online do të mund të luhen vetëm nëse hyni në sistem me kartë identiteti, madje edhe të skanuar. Bastet sportive u mbyllën në 2019-ën ligjërisht përmes aksionit ‘Fundi i Marrëzisë’, prej të cilit u kyçën 4.214 pika fizike bastesh në vend.








