Nga Elton Qyno - Syri.net
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia ka sekuestruar një paisje DVR-je në shtëpinë e viktimës, e cila ishte lidhur me 3 kamera të instaluara në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë.
Por teksa paisja është marrë për këqyrje, në të nuk është gjetur asnjë pamje filmike.
Gazmir Fiku, djali i viktimës Urim Fiku, që dyshohet të jetë dhe autori i krimit, mësohet se i ka fshirë pamjet filmike nga aparati i telefonit të tij.
Nisur nga kjo situatë, policia e Dibrës ka kërkuar ekspertimin kompjuterik të psisjes DVR, me shpresën e rikuperimit të pamjeve filmike.
Ngjarja e rëndë lidhet me shkaqet e një xhelozie, që kanë pasur djali dhe gruaja për një lidhje sentimentale të Urim Fikut.
Personi që shikoni në foto është Gazmir Fiku, 33 vjeç nga Bulqiza.
Pak orë më parë ai u arrestua bashkë me nënën e tij 57 vjeçare Sadete Fiku, pasi shihen që të dy nga policia si bashkëpunëtorë të vrasjes së Urim Fikut.
Gazmir Fiku, punonte si supervizor i OSHEE, përmbi një dekadë në këtë institucion.
Sipas policisë së Dibrës, ai së bashku me nënën e tij, është përfshirë në vrasjen e të atit dhe më pas fshehjen e ngjarjes duke e raportuar si një vdekje që kishte ardhur nga sulmi dhe më pas kafshimi i një ariu.
"Gazmir Fiku, djali i të ndjerit Urim Fiku dhe Sadete Fiki, gruaja e viktimës, u ndaluan pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 61 vjeçarin", tha policia lokale në komunikatën e sotme.

Foto: Gazmir Fiku dhe viktima Urim Fiku (në të djathtë)

Foto: Sadete Fiku
© SYRI.net