• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Humbja e Trump, “fitorja e Zvërnecit” dhe justifikimi i Ramës

by Bota Bota
November 4, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Humbja e Trump, “fitorja e Zvërnecit” dhe justifikimi i Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Aq paradoksale ngjan sa një “pesë-lekësh” vend për disa javë trazoi një botë të tërë, politike dhe ekonomike. Shqipëria dhe veçanërisht Zvërneci me shpendët flamingo u kthye në oaz për mediat ndërkombëtare, ndërsa vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan u bënë hore nga horlliqet e kryeministrit Edi Rama. Dhënia e lejes së ndërtimit nga Rama për një resort të madh turistik në zonën e mbrojtur të Nartës vetëm se në mes ishte dhëndri dhe vajza e presidentit Amerikan, rrezikon të zhbëhet.

Kjo, jo vetëm për “lidhjen e gabuar” që bëri me “pronarët” dhe “ustallarët” shqiptarë, por edhe për humbjen e thellë të Tump për zgjedhjet në senat dhe kongres. Tashmë Rama do i kthehet lojës së vjetër të servilzimit të theksuar për tu bërë me më të pushtetshmit të momentit.

Justifikimin e ka në duar, teksa në shesh që nga fundi i muajit Maj ndodhen protestuesit. Ndërsa Trump dhe administratës së tij i shpjegon “situatën aspak të mirë me revoltat që ka nëpër këmbë”, fituesve demokratë në SHBA u kujton miqësinë e dikurshme e cila mbyllet me “grisjen e lejes në Zvërnec”.

Edhe pse naive në thellësi, këto lëvizje nuk janë aspak të pamundura që të ndodhin duke parë gjithë historikun e rapsodive ndëkombëtare të kryeministrrit Rama. Në zgjedhjet e kohës “Trump 1”, i gjati ynë u tregua aq mendjeshkurtër sa tha: “…mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane”.

Kur Trump u zgjodh president, Rama u përdrodh ca për ta justifikuar deklaratën dhe i ktheu shpinën demokratëve, duke lënë pasdore edhe të madhin Xhorxh Soros, e madje edhe të birin e tij Aleks. Era fryn kuturu, por Rama kthen gunën andej nga e ka drejtimin. Tashmë që demokratët fituan, Rama do nxjerrë nga sirtarët e pluhurosura kartvizitat e lobistëve që do e riafrojnë me fituesit e radhës, ose të paktën ai shpreson se do e riafrojnë. A do ia pranojnë këtë kameleonizëm politik? Ai e ëndërron, por koha jo e largët ka treguar se Rama po ia shkurton ditët vetes, jo vetëm nga zullumin e madh që na ka bërë ne qytetarëve të vendit, por edhe këpërcimit të frikshëm diplomatik që për fat të keq nuk janë personale, por shtetërore.

Jo më larg se disa muaj më parë kryeministri Edi Rama pati një vizitë në Izrael ku u prit nga kryeminirsi Beniamin Netanjau, presidenti dhe personalitete të tjera të vendit, duke i mundësuar një fjalim të gjatë edhe në parlament. Padyshim një “pritje madhështore” dhe takim historik e shiti propaganda qeveritare këtu, por pasojat janë shumë më të mëdha. Në kohën kur si Europa, madje edhe SHBA ishte mjaft kritike me qeverinë e Izraelit për krimet në Gaza, kryeministri ynë shkeli mbi këdo, për një lobim më shumë personal, duke marrë me vete edhe Shqipërinë.

Kjo situatë nuk u prit mirë nga “aleati strategjik” Turqia, veçanërisht presidenti Rexhep Taip Erdogan që të gjatit tonë i zgjati edhe me një mandat më shumë në zgjedhjet e vitit 2021. Ai u përfshi drejtëpërdrejtë teksa erdhi me shumë celësa aartamentesh në xhep si dhuratë për qeverinë tonë pas tërmetit tragjik të vitit 2019. Tani edhe “baba Rexhepi” ka ca hesape për të larë me kryeministrin tonë. Diplomacia nuk është gunë që ta kthesh nga vjen era!

Tags: Edi RamaTrump
Previous Post

E rëndë në Elbasan! Shpërthimi në apartament i merr jetën 83-vjeçarit

Next Post

BIRN: Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit

Bota Bota

TË FUNDIT

Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

November 4, 2026
Detaje nga shpërthimi në pallatin në Elbasan: Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur

Detaje nga shpërthimi në pallatin në Elbasan: Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur

November 4, 2026
BIRN: Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit

BIRN: Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit

November 4, 2026
Humbja e Trump, “fitorja e Zvërnecit” dhe justifikimi i Ramës

Humbja e Trump, “fitorja e Zvërnecit” dhe justifikimi i Ramës

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan! Shpërthimi në apartament i merr jetën 83-vjeçarit

E rëndë në Elbasan! Shpërthimi në apartament i merr jetën 83-vjeçarit

November 4, 2026
Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca: Më dorëzoi përgjigjet që i ka dhënë Toni Gogut pas kërkesave të tij

Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca: Më dorëzoi përgjigjet që i ka dhënë Toni Gogut pas kërkesave të tij

November 4, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës, nis evakuimi i banorëve

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës, nis evakuimi i banorëve

November 4, 2026
Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari (EMRAT)

Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari (EMRAT)

November 4, 2026
Kapet kokainë në pikën kufitare të Muriqanit, një i arrestuar

Kapet kokainë në pikën kufitare të Muriqanit, një i arrestuar

November 4, 2026
KLSH trondit Tavon e Himarës! 22.6 miliardë lekë pasuri pa inventar dhe 315 milionë lekë “borxhe”

KLSH trondit Tavon e Himarës! 22.6 miliardë lekë pasuri pa inventar dhe 315 milionë lekë “borxhe”

November 4, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL