Spanja dhe e gjithë bota e futbollit është tronditur nga ndarja nga jeta e Jesus de Miguel, pas një incidenti tragjik gjatë ndeshjes Tenerife-Andorra, në Segunda División.
Në minutat shtesë, portieri i Andorra-s, Jesus Owono, doli larg portës për të larguar topin, por u përplas me De Miguel, duke e goditur me gju në gjoks. Sulmuesi pësoi arrest kardiak në fushë dhe mori ndihmën e parë përpara se të transportohej me ambulancë në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë ditën e djeshme. Ndërkohë, Owno është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka reaguar vetëm pak më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Këto janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë të gjej fjalët dhe e kam shumë të vështirë të përpunoj gjithçka që ka ndodhur. Ndjej një dhimbje të madhe për humbjen e Jesus De Miguel. Mendoj për të, për familjen e tij dhe për të gjithë njerëzit që e donin. E di që do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar; do të përballem me gjithçka që vjen, me respektin e duhur.
Por për momentin, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesús-it dhe dhimbjes që po përjetojmë. U prefsh në paqe, Jesss”, shrkuan Jesus Owno.







