Lajmi i fundit

Veliaj sfidon hapur Ramën: Nuk e delegoj bashkinë e Tiranës, harroje

Progres-Raporti i BE/ Zhulali: Vë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve në Shqipëri

18:36, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, progres-raporti i KE për 2026 për Shqipërinë vë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

E ftuar në Task Force në Syri Tv, Zhulali thotë se në raport nuk përmendet çështje konkrete të zyrtarëve të lartë, si dosja e AKSHI-t, SHISH dhe protestat studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Zhulalit, në këtë raport shihet qartë ‘dora e ngrohtë’ e komisioneres për Zgjerim të BE, Marta Kos për të mos përfshirë çështje sensitive që preukupojnë vendin tonë.

Raporti ka disa mungesa të dukshme që tregon dorën e ngrohtë të Marta Kos, s’përmendet AKSHI, kjo aferë është shumë më e madhe se sa kaq. Duket të kishte tjetër përmasë, mungesa e kësaj çështje të bën përshtypje, sikurse kërkesa kryesore e protestës, që del me disa kërkesa tjera të qarta, me dorëheqjen e kryeministrit. Dora e ngrohtë e Marta Kos ka hequr emrin e kryeministrtit.

KE e ka shpjeguar me një fjali raportin, që vë në pikëpyetke funksionimin e institucioneve në Shqipëri. Munmgesa e 3 është Vlora Hyseni, institucionet në Shqipëri kanë pushuar së ekzistuari.

Kushdo që e kalon këtë raport sot, duhet të ketë fushëpamje të plotë me atë që ndodh në Shqipëri, pasi janë institucione kyçe që cenojnë sigurinë kombëtare, sigurinë e BE, dhe qyetarët evropianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco