Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Elbasan, një viktimë dhe një person i zhdukur, dyshimet e para për bombol gazi

    Arrestohet komandanti i njësisë antiterroriste të Serbisë

    Vala blu në SHBA, 5 mesazhet që tronditën Trumpin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpërthimi në Elbasan, një viktimë dhe një person i zhdukur, dyshimet e para për bombol gazi
    Aktualitet

    Shpërthimi në Elbasan, një viktimë dhe një person i zhdukur, dyshimet e para për bombol gazi

    November 4, 2026

    Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër vijon të jetë i zhdukur nën rrënojat e pallatit pesëkatësh në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj, bëri të ditur se dyshimet e para lidhen me shpërthimin e një bombole gazi, por shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet pas ekspertizës.

    Në një deklaratë nga vendngjarja, Skënderaj tha se telefonata për incidentin është marrë në sallën operative të Policisë rreth orës 16:40. Shërbimet policore që ndodheshin pranë zonës kanë mbërritur menjëherë dhe kanë konstatuar zjarr në katin e tretë të pallatit.

    Sipas tij, efektivët kanë ndërhyrë në numër të konsiderueshëm për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe për të nxjerrë nga ndërtesa personat që ndodheshin në apartamente, përfshirë edhe ata që ishin asfiksuar nga tymi.

    “Ju bëj me dije se telefonata në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur rreth orës 16:40. Shërbimet e Policisë, të cilat ndodheshin në afërsi të vendngjarjes, kanë mbërritur menjëherë dhe kanë konstatuar një zjarr në katin e tretë të një pallati, ku ndodhemi edhe ne aktualisht. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në numër të konsiderueshëm dhe u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodheshin në apartament, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre, përfshirë edhe personat që ishin asfiksuar nga tymi”, deklaroi Skënderaj.

    Drejtori i Policisë konfirmoi se një grua ka humbur jetën, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e personit që ndodhej në apartamentin e katit të tretë dhe që ende nuk është lokalizuar.

    Ai theksoi se, pavarësisht dyshimeve fillestare për një bombol gazi, ende nuk ka një përfundim zyrtar për shkakun e shpërthimit. Për këtë arsye, pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse dhe grupeve të specializuara që po vijnë nga Tirana.

    “Një grua ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhej në katin e tretë të apartamentit, ende nuk është gjetur. Këtë rast po e trajtojmë me vëmendje maksimale. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, por në këtë fazë nuk mund të japim një shkak të saktë për atë që ka ndodhur. Fillimisht informacioni që kemi marrë ka qenë për një bombol gazi, por tashmë duhet të presim konfirmimin nga shërbimet zjarrfikëse dhe grupet e specializuara që po vijnë nga Tirana, për të përcaktuar nëse kemi pasur të bëjmë me zjarr apo me një shkak tjetër. Pas shuarjes së zjarrit do të kemi një informacion më të qartë dhe do të mund të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes”, u shpreh drejtori i Policisë.

    Ndërkohë, operacioni në vendngjarje vijon, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë ndërhyrjet dhe ekspertimet për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

    elbasan shperthimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Elbasan, një viktimë dhe një person i zhdukur, dyshimet e para për bombol gazi

    November 4, 2026

    Arrestohet komandanti i njësisë antiterroriste të Serbisë

    November 4, 2026

    Vala blu në SHBA, 5 mesazhet që tronditën Trumpin

    November 4, 2026

    “Djali më thërriste për ndihmë!”/ Banori rrëfen tmerrin pas shpërthimit në Elbasan

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.