• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

by Lajm Lajm
November 4, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe nënshkruhet elektronikisht nga mjekët, ndërsa rezultatet do t’i kalojnë drejtpërdrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Qytetarët do ta marrin dokumentin përfundimtar elektronik nëpërmjet platformës e-Albania.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka miratuar udhëzimin nr. 644, datë 2 shtator 2026, të publikuar në Fletoren Zyrtare të 4 nëntorit, i cili përcakton një procedurë të re për kontrollin mjekësor të personave që aplikojnë për leje drejtimi të mjeteve motorike.

Ndryshimi kryesor lidhet me digjitalizimin e të gjithë procesit të vlerësimit mjekësor, nga kontrolli fillestar te mjeku i familjes, deri te vizitat te specialistët dhe, kur është e nevojshme, vlerësimi nga Komisioni Mjekësor.

Udhëzimi zbatohet për personat që kërkojnë të pajisen për herë të parë me patentë, për ata që kërkojnë rinovimin e saj, si dhe për drejtuesit ekzistues që duhet t’i nënshtrohen verifikimit të aftësive fizike dhe psikike për drejtimin e automjeteve.

Procedura nis te mjeku i familjes

Sipas udhëzimit, qytetari duhet të paraqitet fizikisht në institucionin shëndetësor publik kompetent për kryerjen e kontrollit mjekësor.

Pas identifikimit dhe verifikimit të pagesës, mjeku i përgjithshëm ose mjeku i familjes shqyrton kartelën shëndetësore, rezultatet e ekzaminimeve dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm.

Në rastet kur informacioni shëndetësor është i pamjaftueshëm, mjeku mund të kërkojë dokumente shtesë ose ekzaminime të mëtejshme.

Një element i rëndësishëm është se diagnozat e kaluara dhe të shëruara duhet të dallohen nga sëmundjet aktuale. Gjithashtu, mungesa e informacionit në kartelën elektronike nuk konsiderohet automatikisht si provë e ekzistencës apo mungesës së një sëmundjeje.

Pas vlerësimit, mjeku plotëson dhe nënshkruan elektronikisht formularin e anamnezës, duke e referuar aplikantin te specialistët e shikimit dhe dëgjimit.

Kontrollet e syve dhe dëgjimit mbeten të detyrueshme

Qytetari duhet të paraqitet fizikisht te specialistët përkatës, me dokument identifikimi të vlefshëm dhe pas kryerjes së pagesave të përcaktuara.

Mjekët specialistë kryejnë kontrollet, plotësojnë pjesët përkatëse të certifikatës mjekësore elektronike dhe i nënshkruajnë ato elektronikisht.

Nëse konstatojnë probleme shëndetësore që ndikojnë në aftësinë për drejtimin e automjetit, specialistët mund të vendosin kufizimet përkatëse sipas Kodit Rrugor ose të kërkojnë vlerësim nga Komisioni Mjekësor.

Kur kërkohet kontroll nga Komisioni Mjekësor?

Jo të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen kontrollit nga Komisioni Mjekësor.

Referimi kryhet kur mjeku i familjes ose specialistët konstatojnë gjendje shëndetësore që kërkojnë vlerësim të specializuar, kur ekzistojnë dyshime të arsyeshme për aftësinë psikofizike të drejtuesit, ose kur një kontroll i tillë kërkohet shprehimisht nga legjislacioni rrugor.

Komisioni mund të kërkojë ekzaminime shtesë dhe në përfundim jep një nga tri vlerësimet: i aftë për të drejtuar mjetin, i aftë me kufizime ose i paaftë për drejtimin e mjetit.

Në vendimin e tij përcaktohen edhe kategoritë e patentës, afati i vlefshmërisë së vlerësimit mjekësor dhe kufizimet eventuale.

Udhëzimi sqaron se historiku i një sëmundjeje të kaluar dhe të shëruar nuk duhet të sjellë automatikisht kufizimin e afatit të vlefshmërisë.

Certifikata mjekësore do të kalojë automatikisht te DPSHTRR

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i nevojës për dorëzimin fizik të dokumentacionit mjekësor pranë DPSHTRR-së, pasi të jetë vënë në funksion sistemi i ri.

Me përfundimin e kontrollit, formularët elektronikë, të dhënat dhe rezultatet e vlerësimit do të shkëmbehen ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe DPSHTRR-së përmes Platformës Qeveritare të Ndërveprimit.

Dokumenti përfundimtar do t’i dërgohet qytetarit nëpërmjet e-Albania.

Për realizimin e këtij procesi, Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ndërsa dokumentet do të ruhen dhe arkivohen elektronikisht.

A ndryshojnë tarifat dhe vlefshmëria e dokumenteve?

Udhëzimi nuk përcakton tarifa të reja për kontrollin mjekësor. Pagesat do të vijojnë të kryhen sipas tarifave të miratuara për shërbimet shëndetësore publike, të cilat duhet të afishohen në mënyrë të dukshme për qytetarët.

Edhe afatet e vlefshmërisë së dokumentacionit mjekësor do të përcaktohen sipas legjislacionit ekzistues. Afati i vlerësimit mjekësor do të llogaritet nga data e lëshimit të formularit përfundimtar, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Për drejtuesit që zotërojnë tashmë një leje drejtimi dhe duhet t’i nënshtrohen një verifikimi të posaçëm të aftësive psikofizike, udhëzimi parashikon lëshimin e dëshmisë përkatëse nga Komisioni Mjekësor, me vlefshmëri jo më shumë se një vit.

Kur fillon zbatimi i procedurës së re?

Megjithëse udhëzimi hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare, procedura elektronike nuk fillon automatikisht më 4 nëntor 2026.

Data e zbatimit do të përcaktohet me një urdhër të veçantë të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, pasi të konfirmohet gatishmëria e sistemeve elektronike dhe e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve.

Deri atëherë, kontrollet mjekësore do të vazhdojnë sipas udhëzimit të vjetër të vitit 2015./ekofin.al

Tags: leje drejtimipatentë
Previous Post

Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

November 4, 2026
Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

November 4, 2026
Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Studentët ndryshojnë strategjinë, dy protesta kombëtare në javë! E radhës më 7 nëntor

Studentët ndryshojnë strategjinë, dy protesta kombëtare në javë! E radhës më 7 nëntor

November 4, 2026
“Negocion me prokurorët”, Veliaj – Ramës: Rritu pak se po të tallin! Nuk do më përkulësh

“Negocion me prokurorët”, Veliaj – Ramës: Rritu pak se po të tallin! Nuk do më përkulësh

November 4, 2026
“Çudirat” e zgjedhjeve në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

“Çudirat” e zgjedhjeve në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
“Polici dhunuese, la shakull protestuesit”, Ina Zhupa: Të miturit janë dhunuar e presionuar në komisariate

“Polici dhunuese, la shakull protestuesit”, Ina Zhupa: Të miturit janë dhunuar e presionuar në komisariate

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

November 4, 2026
Detaje nga shpërthimi në pallatin në Elbasan: Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur

Detaje nga shpërthimi në pallatin në Elbasan: Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur

November 4, 2026
BIRN: Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit

BIRN: Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit

November 4, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL