QPS-ja në Malishevë reagon për zyrtarin që kishte urdhër mbrojtës për dhunë në familje

Qendra për Punë Sociale në Malishevë ka reaguar pas rastit që përfshin një zyrtar të këtij institucioni, i cili në të kaluarën kishte pasur urdhër mbrojtës lidhur me një “mosmarrëveshje bashkëshortore”.

Në reagim, QPS-ja ka thënë se rasti është trajtuar nga organet kompetente, se urdhri mbrojtës është shfuqizuar dhe se zyrtari nuk është angazhuar asnjëherë në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje gjatë kohës sa urdhri ishte në fuqi.

Kjo qendër ka theksuar se nuk do të japë detaje të tjera për shkak të privatësisë së familjes dhe fëmijëve.

Moderatori dhe autori i Debat Plus-it, Ermal Panduri sot kishte ngritur shqetësimin për këtë zyrtar të Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, i cili, sipas tij, ka pasur rast të hapur për dhunë në familje dhe ndaj të cilit ishte shqiptuar urdhër mbrojtës.

Panduri ka vënë në pikëpyetje faktin se zyrtari aktualisht punon në një institucion që ofron ndihmë dhe përkrahje për viktimat e dhunës në familje.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika