Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi i sotëm në Elbasan vijojnë, në terren ka mbërritur edhe Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra. Në një prononcim për Top Channel, Komandanti Gurra tha se nga kamerat termike që janë përdorur gjatë kërkimeve, ka pak gjasa që 69-vjeçari të gjendet i gjallë “Në terren janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.