Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë, padit administratorin e pasurisë së të atit

    Pagesat elektronike, Sejko: Qytetarët kursejnë mbi 500 mln lekë në vit

    Shembja e pallatit/ Shpresat për 69-vjeçarin në Elbasan zbehen, kamerat termike nuk japin sinjale jete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë, padit administratorin e pasurisë së të atit
    Lajmet e fundit

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë, padit administratorin e pasurisë së të atit

    November 4, 2026

    Një konflikt për trashëgiminë e Michael Jackson ka përfunduar në gjykatë. E bija e Mbretit të Popit, Paris Jackson, ka paditur ekzekutorin e pasurisë së të atit, John Branca, duke kërkuar transferimin e 600 milionë dollarëve në fondin e besimit të krijuar për të dhe dy vëllezërit e saj.

    Padia është depozituar më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Paris pretendon se, më shumë se 17 vjet pas vdekjes së këngëtarit, fondi “Michael Jackson Family Trust”, i parashikuar në testamentin e tij, ende nuk është financuar.

    “Më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, fondi familjar i Michael Jackson mbetet i pafinancuar”, thuhet në padinë e paraqitur nga ekipi ligjor i Parisit.

    Avokatët e saj akuzojnë Brancan se mban nën kontroll të plotë vendimmarrjen për shpërndarjen e parave, duke i lënë përfituesit në pasiguri se kur dhe nëse do të marrin fondet që u takojnë. Në padi përmendet edhe kundërshtimi që Paris i bëri vitin e kaluar mënyrës së administrimit të pasurisë. Sipas ekipit të saj ligjor, kjo përplasje u pasua nga padi, sulme publike dhe një ulje me miliona dollarë e shumave që u jepeshin fëmijëve të këngëtarit.

    Testamenti i Michael Jackson parashikonte që fëmijët e tij të nisnin të merrnin pagesa në moshën 21-vjeçare, por deri më tani ata kanë përfituar vetëm shuma më të vogla. Shpërndarjet kryesore ishin parashikuar në moshën 30, 35 dhe 40 vjeç. Prince, djali i madh i këngëtarit, mbush 30 vjeç në shkurt 2027, ndërsa Paris në prill 2028.

    Në mbështetje të kërkesës së saj, ekipi ligjor i Parisit përmend disa transaksione të rëndësishme që, sipas tij, mund të kishin shërbyer për financimin e fondit. Mes tyre janë marrëveshjet me Sony/ATV Music Publishing në vitet 2016 dhe 2018, si dhe shitja e pronës së famshme Neverland Ranch në vitin 2022, për 22 milionë dollarë.

    Në gjykatë kërkohet një shpërndarje paraprake prej 600 milionë dollarësh nga asetet e pasurisë drejt fondit familjar, si dhe mbulimi i tarifave ligjore.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e pasurisë së Michael Jackson i kanë kundërshtuar pretendimet. Në një reagim për Daily Mail, ata i cilësuan si “një trillim të plotë” akuzat se ekzekutori ka mbajtur të bllokuara pagesat për fëmijët. Sipas tyre, deri tani janë shpërndarë më shumë se 200 milionë dollarë në dobi të Parisit dhe përfituesve të tjerë.

    Përfaqësuesit shpjegojnë se fondet nuk mund të financohen plotësisht për sa kohë mbeten pengesa ligjore të pazgjidhura. Një prej tyre është mosmarrëveshja me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme në SHBA (IRS), i cili kishte kërkuar rreth 700 milionë dollarë në taksa dhe gjoba. Sipas administruesve të pasurisë, shuma është ulur ndjeshëm, por çështja ende nuk është mbyllur.

    Ata këmbëngulin se testamenti përcakton qartë kushtet e trashëgimisë: “Asnjë nga fëmijët e tij nuk merr shpërndarje derisa të mbushin të 30-at. Trashëgimtarët mezi presin kohën kur të gjitha çështjet të zgjidhen, në mënyrë që fondet e tyre të mund të financohen plotësisht, ashtu siç dëshironte Michael”.

    Michael Jackson ndërroi jetë më 25 qershor 2009, në moshën 50-vjeçare, nga intoksikimi akut me propofol. Mjeku i tij personal, Dr. Conrad Murray, u dënua në vitin 2011 për vrasje të pavullnetshme.

    Michael Jackson
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë, padit administratorin e pasurisë së të atit

    November 4, 2026

    Pagesat elektronike, Sejko: Qytetarët kursejnë mbi 500 mln lekë në vit

    November 4, 2026

    Shembja e pallatit/ Shpresat për 69-vjeçarin në Elbasan zbehen, kamerat termike nuk japin sinjale jete

    November 4, 2026

    Krimi që tronditi Bulqizën/ Djali dyshohet se fshiu pamjet pas vra*jes së të atit, kërkohet ekspertimi i DVR-së

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.