
Kryeministri Rama ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë në një takim jozyrtar, të panjoftuar më herët.
Sipas faqes Flamingosoffrankfurt në Instagram, ai po merr pjesë në një mbrëmje gala në një hotel të Frankfurtit ku marrin pjesë edhe disa emra me peshë ndërsa nuk dihet statusi i kreut të qeverisë në këtë takim ndërsa në ftesë ai është mes folësve në takim.
Pjesëmarrësit në takim përfshijnë:
Sinisa Toroman – President, CEO dhe themelues i “The Club”. Ai drejton një rrjet që promovon lidhjet biznesore dhe miqësore mes Gjermanisë, Izraelit dhe SHBA-së, me fokus në luftën kundër antisemitizmit dhe bashkëpunimin ekonomik.
Aaron G. Frenkel – Sipërmarrës dhe filantrop izraelit, nënkryetar dhe thesarier i Kongresit Botëror Hebraik, president nderi i “The Club”. Lindur në Izrael dhe i bazuar në Monako, ai drejton grupin Loyd’s me investime në pasuri të paluajtshme, aviacion, energji (përfshirë fushën e gazit Tamar) dhe është një nga figurat me ndikim në botën hebraike dhe biznesin ndërkombëtar.
Sebastian Kurz – Ish-kancelar i Austrisë (2017-2019 dhe 2020-2021), tani sipërmarrës.
Ambasadori Wolfgang Ischinger – Kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
Gerd Chrzanowski – CEO i Schwarz Group (Lidl dhe Kaufland), një nga grupet më të mëdha tregtare në Evropë.
Brian Heath – Konsulli i Përgjithshëm i SHBA-së në Konsullatën e SHBA-së në Frankfurt.
Qëllimi i vizitës nuk dihet ende ndërsa ai ishte ditën e sotme në Bruksel ku u publikua raport progresi i Shqipërisë nga Komisioni Evropian.
