Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur zyrtarisht hetimet për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, ka sqaruar procedurat e ndjekura lidhur me çështjen ligjore në ngarkim të ish-numrit dy të qeverisë si dhe akuzat që rëndojnë mbi të.
Së bashku me Ballukun, do të gjykohen dhe disa persona të tjerë, mes tyre ish-bashkëpunëtorë si dhe biznesmenë e disa shoqëri që dyshohet se kanë përfituar tenderë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Albcontrol, në kohën që drejtohej nga Balluku.
“Ish-zyrtarë, ish-të besuar që kanë punuar me të në Albcontrol dhe në ministri, si dhe një grup biznesmenësh dhe shoqërish private që dyshohet se kanë përfituar tenderë. Deri në fund të nëntorit, dosja do të dërgohet për gjykim.
Fillimisht, hetimi u nis vetëm për tenderin e tunelit të Llogarasë. Për “shkelje të barazisë në tendera”. Prokurorët pretendonin se Balluku kishte ndikuar përmes Evis Berberit, i cili në atë kohë drejtonte ARRSH-në. Përmes kqryses së celularit, u gjetën dhe mesazhe të shkëmbyera me Ballukun. Prokurorët ngritën një akuzë të dytë për një nga lotet e Unazës së Madhe dhe në filane të gjitha lotët e Unazës së Madhe, sipas prokurorisë, rezultojnë të paracaktuara”, tha Lala.
Lala foli dhe për hetimin pasuror të bërë nga SPAK për Ballukun. Prokuroria e Posaçme pretendon se dy vila në rivierën shqiptare i përkasin Belinda Ballukut, por kontratat janë të lidhura në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare.
“Prokurorët gjetën indicie dhe filluan të orientoheshin në drejtim e hetimit të pasurisë së Ballukut. Kishte dyshimet se Balluku kishte pasuri të fshehura. Bëhet fjalë për dy vila në jug të vendit, asnjëra prej të cilave nuk është në emër të Ballukut. Asnjëra nuk është në ermë të Ballkut kontratat janë të lidhur ane emër të Igli Tares, i cili akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale. Vila në Dhërmi sipas prokurorëve, kishte një vlerë rreth 145 mijë euro. Nuk ka kaluar as sot që flasim në emër të Tares”, tha Lala.
Një tjetër pretendim nga SPAK, është dhe një foto e marrë nga celulari i bashkëshortit të sanitares së punësuar nga Balluku. Në foto shihet një kuti me para dhe pretendohet se është shkrepur në njërën prej këtyre vilave.
“Është sfidë e prokurorëve që duhet ta provojnë në gjykatë kujt i përkasin këto para. Origjina dhe pronësia e tyre nuk dihen. Paratë nuk janë gjetur. Është gjetur një foto që bashkëshorti i pastrueses ia ka dërguar gruas së tij. Sipas prokurorëve, kjo foto është shkrepur në vilën që dyshohet se është në pronësi të Ballukut”, tha Lala.












