Shpërthimi i fuqishëm që shembi pallatin në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë

Thellohet bilanci tragjik i shpërthimit të fuqishëm që tronditi qytetin e Elbasanit mesditën e së djeshme. Pas më shumë se 17 orësh kërkimesh të pandërprera, është gjetur i pajetë nën rrënojat e pallatit 69-vjeçari Hamit Ibra, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit.

Më herët, si pasojë e shpërthimit, humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha.

Të lidhura

None found

Në operacion u përfshinë dy ekipe të specializuara kërkim-shpëtimi, me gjithsej 17 efektivë, të cilët punuan gjatë gjithë natës për lokalizimin e 69-vjeçarit.

Po ashtu u be evakuimi i më shumë se 10 banorëve nga katet e larta të pallatit, mes tyre të moshuar dhe fëmijë. Për nxjerrjen e tyre në siguri u përdor edhe shkalla e emergjencës.

Ndërkohë, banorët që pësuan asfiksi të lehtë morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit, u rikthyen pranë familjarëve të tyre.


Shtuar më 5.11.2026 07:56