Vendosni fjalën kyçe....

Pas 17 orësh i zhdukur, gjendet i pajetë nën rrënoja 69-vjeçari në Elbasan



Është gjetur i pajetë nën rrënoja 69-vjeçari Hamit Ibra, i cili rezultonte i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Bilanci i ngjarjes shkon në dy viktima, pasi më herët humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha. Kërkimet zgjatën mbi 17 orë, ndërsa në operacion u angazhuan zjarrfikësit, emergjencat civile, Policia dhe Forcat e Armatosura.