“I ndryshuan rregullat për ta mundur, por ai fitoi”, demokrati Figures triumfon në Alabama
Demokrati Shomari Figures ka fituar rizgjedhjen në Kongresin amerikan në Alabama, pavarësisht se kandidoi në një distrikt zgjedhor, kufijtë e të cilit ishin rishikuar nga ligjvënësit republikanë me synimin për t’i vështirësuar fitoren.
“Ne kurrë nuk kemi ndjerë se ishim të pafavorizuar në këtë garë”, deklaroi Figures për BBC-në pas fitores në një distrikt që në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ishte fituar nga Donald Trump me një diferencë prej dyshifrore.
Demokrati nga Alabama ishte një prej disa kandidatëve që u përballën me ndryshimin e kufijve të distrikteve zgjedhore, një proces i njohur si ridistriktim ose gerrymandering. Kjo praktikë konsiston në rivizatimin e kufijve të zonave zgjedhore, shpesh me synimin për t’i dhënë avantazh një partie politike.
Në këtë cikël zgjedhor, si demokratët ashtu edhe republikanët përdorën këtë taktikë, por republikanët ndërmorën ndryshime pas një kërkese të drejtpërdrejtë të presidentit Donald Trump.
Megjithatë, rezultatet nuk shkuan sipas pritshmërive të republikanëve. Teksasi, i cili rishikoi kufijtë e distrikteve për t’u siguruar republikanëve pesë vende të tjera në Kongres, përfundoi duke humbur katër prej tyre në favor të demokratëve. Ndërkohë, republikanët në Florida po përballen me humbjen e të katër vendeve që synuan të përfitonin përmes ridistriktimit.
I pyetur për rezultatet e demokratëve, Figures u shpreh se votuesit janë të pakënaqur me situatën ekonomike dhe mënyrën e drejtimit të vendit.
“Unë mendoj se njerëzit janë thjesht të lodhur. Janë të lodhur nga ekonomia në përgjithësi. Janë të lodhur duke u gënjyer. Janë të lodhur që vendi të drejtohet sikur të ishte një spektakël televiziv”, deklaroi ai.
“Teksasi është blu”, senatori Ted Cruz: Kjo është një fjali e vështirë për t’u shqiptuar
Irani pret lëvizjen e radhës të Trumpit pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit
“Nuk e prisja këtë shkallë të humbjes së republikanëve”, Zekthi analizon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
- 08:10 Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve protestues, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë
- 07:54 “Teksasi është blu”, senatori Ted Cruz: Kjo është një fjali e vështirë për t’u shqiptuar
- 07:38 Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime
- 22:26 Irani pret lëvizjen e radhës të Trumpit pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit
- 22:21 “Nuk e prisja këtë shkallë të humbjes së republikanëve”, Zekthi analizon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
- 22:19 Papa pret Bob Dylan në Vatikan