Stavro Pilo ishte zbulimi i fundit i Sylvinho-s, dhurata e fundit e brazilianit përpara se të largohej nga Shqipëria. Si gjithnjë, në fillim kishte pak dyshime, kjo edhe për faktin se prej kohësh krahu i majtë ishte  kthyer në “pronë private” nga Mario Mitaj. Koha dhe fusha i dhanë të drejtë Sylvinho-s, Stavro Pilo është padikustim një nga zbulimet më të rëndësishme pasi anësori kuqezi vijon të dhurojë spektakël për AEK, këtë herë në vitrinën më të famshme evropiane, në UEFA Champions League.

Pilo është jo vetëm një titullar i paprekshëm tek ekipi grek, por së fundmi është kthyer edhe në një “bomber”. Pasi ndëshkoi Man.City me një gol të bukur, Pilo përsëriti veten edhe përballë Real Madrid. Në minutën e 75-të, anësori kuqezi ideoi dhe finalizoi po vetë një gol fantastik ku me një goditje të saktë brenda në zonë i kaloi topin mes këmbëve portierit Courtois.

Ky ishte goli i tij i dytë në 4 ndeshje në këtë edicion të Champions League. 2 nga 5 golat që AEK Athina ka shënuar në Champions mbajnë “firmën” e futbollistit shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb